Ballina Receta Perime mikse në tigan

Perime mikse në tigan

Në vetëm pak minuta, do të provoni një pjatë të jashtëzakonshme me perime të përziera.

Që të merrni maksimumin e shijes nga disa perime, provoni t’i gatuani kështu.

Përbërësit:
  • 350 gr qepë (të vogla-të mesme)
  • 200 gr karotë (të vogla)
  • karçof
  • kungull (të vegjël)
  • vaj ulliri (ekstra i virgjër)
  • kripë
Përgatitja:
1. Për të realizuar këtë recetë me perime mikse, gatuani qepët dhe karotat në mikrovalë në fuqi maksimale për 4 minuta (si alternativë, gatuajini në ujë që zien, por duhet t’i kulloni mirë).
 
2.  Ngrohni 2 lugë vaj në një tigan dhe hidhni karçofët, të pastruar dhe të prerë, kungujt e prerë në kube, karotat dhe qepët.
 
3. Hidhuni kripë dhe vërini të gatuhen (rreth 10 minuta) duke i përzier herë pas here.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook