Ballina Receta Petka me gjalpë

Petka me gjalpë

Kjo është një recetë karakteristike e zonës së Korçës, të cilën mund ta gatuani shumë thjeshtë.

Amvisat e kësaj treve, shquhen për zahiretë e shumta që përgatisin për periudhën e dimrit, ku bëjnë pjesë edhe petkat.

Përbërësit:

  • 1 pjatë gjelle petka (të thata)
  • 2 lugë gjalpë
  • sipas dëshirës kripë

Përgatitja:

  1. Në një enë të thellë hedhim rreth 1 litër ujë, pak kripë dhe e vëmë në zjarr
  2. Sapo uji të marrë valë hedhim petkat dhe i lemë derisa ta kenë thithur komplet ujin. Kjo zgjat për gati 10-15 minuta.
  3. Ndërkohë, në një tigan, skuqim gjalpin derisa të marrë ngjyrë mjalti. Me gjalpin e skuqur spërkasim petkat duke i përzier njëkohësisht në zjarr të avashtë për 5 minuta.
  4. I shërbejmë të ngrohta.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook