Ballina Receta Pite të mbushura me Proshutë pule dhe Djathë

Pite të mbushura me Proshutë pule dhe Djathë

Përbërësit:

  • 1 pite (integrale Dijo)
  • 2 lugë gjelle krem djathi (Exquisa)
  • 3 domate qershi
  • djathë emmental (i grirë)
  • proshutë (pule, Extra Perutnina)
  • 3 gjethe sallatë jeshile (të vogla)
  • piper i kuq (vegeta)

Përgatitja:

1. Në fillim merrni piten integrale dhe e lyeni të gjithën me krem djathi Exquisa. Vendosni domatetqershi të ndara përgjysmë, piperin vegeta, djathin e grirë, proshutën e pulës, fletat e sallatës të lara mirë dhe rrotullojeni piten me kujdes.

2. Tani e ndani përgjysmë dhe e vendosni në një tavë. Futeni në furrë për 10 minuta në temperaturë 180 gradë.

3. Merrni një pjatë dhe vendosni pak sallatë të prerë imët, 2 domate qershi prerë përgjysmë dhe pak piper të kuq Vegeta.

4. I vendosni sipër piten e ndarë në disa pjesë të vogla. Grini sipër djath Emmental Bayerntaler. Koha për ti shijuar!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook