Ballina Receta Pulë e mbushur

Pulë e mbushur

Një pulë e mbushur nuk është asnjeherë një ide e keqe!

Mishi i pulës është shumë i këshillueshëm, për shkak të vlerave ushqyese që mbart. Ndaj nxitoni ta përgatisni këtë recetë kaq të shijshme!

Për mbushjen:

  • 100 gr bekon (mish i tymosur)
  • 200 gr kërpudha
  • 100 gr kaçakavall
  • 100 gr parmezano. (lloj djathi)
  • 1 qepë e freskët

Për të marinuar pulën:

  • kripë
  •  piper të zi
  •  3 thelpi hudhra
  • 1 lugë gjelle  mustardë
  •  pak gjalp
  •  pak vaj
  •  1 gotë lëng portokalli

Përgatitja:

Lajmë pulën mirë. Marinojmë pulën që në darkë me përbërësit që kemi shkruar më lart. Lyejme në fund pulën nga sipër me gjalp që gjatë pjekjes të marë ngjyrë të bukur.

Mbushjen:

Ziejmë orizin me pak ujë për 5 minuta. Marim një tigan, shtojmë pak vaj, qepën, kërpudhat, becon dhe i skuqim për pak. Shtojmë edhe orizin e zierë më parë të kulluar. I lëmë të ftohen.

Mbushim pulën që nga qafa deri te pjesa e poshtme. Mbylleni me kruajtëse dhëmbësh ose me pak spango.

E vendosim pulën në gastër “tenxhere furre me kapak”ose në tepsi të mbuluar me letër alumini.

Çdo 15-20 minuta e lyejmë me lëngun e portokallit. Pjekja varet nga nxehtësia e furrës suaj. Kur pula të jetë skuqur në të gjitha anët është gati!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook