Ballina Receta Pulë me patate dhe karrota në furrë

Pulë me patate dhe karrota në furrë

Për recetën e drekës suaj, ju mjafton të vini në zbatim këshillat tona dhe e sigurt që do të jetë një vakt super i shijshëm!

Për sot kemi zgjedhur pulë me patate dhe karrota në furrë. Ndiqni hapat e përgatitjes dhe drejtohuni për nga kuzhina!

Përbërësit për këtë recetë gatimi:

  • 1 pulë,
  • 500 gr patate,
  • 4 karrota,
  • 2 qepë,
  • 1 filxhan kafeje me vaj,
  • piper, rigon.

Përgatitja e pulës me patate dhe karota në furrë:

  1. Qërojmë patatet, qepët (të prera në feta te medha) karrotat dhe i shtrojmë në një tavë. I rregullojmë me kripë, shtojmë piperin, rigonin dhe gjysmën e vajit.
  2.  I përziejmë mirë dhe më pas i hedhim në tavë. 
  3. Marim pulën, e presim në copa, e vëmë në tavën që kishim patatet, shtojmë vajin e mbetur, piperin, rigonin dhe i lyejmë mirë të gjitha copat.
  4. I vëmë sipër patateve dhe shtojmë 2-3 gota ujë. Mbulojmë me letër alumini tavën dhe e pjekim në 200 gradë rreth 1 orë.
  5. Para se ta nxjerrim nga furra heqim letrën e aluminit dhe e lëmë për 10 minuta sa të marrë ngjyrë. Ju bëftë mirë!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook