Ballina Receta Qofte shtëpie të mira sa më ska

Qofte shtëpie të mira sa më ska

Qoftet janë një gatim tepër domethënës për rajonin tonë, nga Ballkani deri më Azinë Qëndrore.

Një arsye tjetër që përfshihet është edhe fakti që janë super të thjeshta për tu bërë, përzihen me dorë dhe kanë atë aftësinë për tu skuqur shpejt e shpejt ashtu si ngrënë shpejt e shpejt.

Përbërësit:

– Mish i grirë
– Erëza të ndryshme 
– Peksimadhe ose buke e thekur e bërë thërrime
– 1 vezë

Përgatitja:

– Të gjithë përbërësit hidhini në një tas të madh.
– Me duar, miksojini mirë
– Formoni toptha të vegjël (madhësia e topi golfit është ideale pasi edhe nuk marrin       shumë vaj edhe skuqen shpejt)
– Vendosni tiganin me vaj, mjaftueshëm sa te preken të gjithë topthat dhe lërini të skuqen.
– Do duan aty tek 3 minuta çdo anë dhe gati!
– Kur ti hiqni nga zjarri, vendosini në një pjatë me letër kuzhine që të heqim vajin e tepërt.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook