Ballina Receta Reçeli më i shpejtë dhe i thjeshtë i luleshtrydheve

Reçeli më i shpejtë dhe i thjeshtë i luleshtrydheve

Nëse mendoni se duke i zier luleshtrydhet humbasin vlerat ushqyese, e keni gabim.

Kështu që reçeli me luleshtrydhe, është zgjidhje e mirë dhe e shijshme për mëngjeset tuaja!

Përbërësit për 2 kavanoza:

1.5 kg luleshtrydhe
2 gota uji
Sheqer
1 limon I madh

Përgatitja: 

Presim luleshtrydhet përgjysmë dhe I hedhim në një tas të madh, shtojmë gjysmën e sasisë së sheqerit dhe lëngun e limonit.

E lëmë kështu për 1-2 orë në një vend të freskët. Pastaj sasinë e luleshtrydheve e hedhim në një tenxhere dhe e vëmë në zjarr të ngadaltë.

LEXO EDHE:  Sallatë me lakër të kuqe dhe kos, duhet ta provoni patjetër!

Duke e përzier vazhdimisht, shtojmë pak nga pak sasinë e mbetur të sheqerit dhe lëkurën e grirë imët të limonit. E lëmë të ziejë edhe 5 minuta në qetësi dhe pasi merr valë, e heqim nga zjarri.

Mbushen kavanozat me reçelin e nxehtë dhe lihen përmbys për 10 minuta.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook