Ballina Receta RECETA/ Byrek role me spinaq

RECETA/ Byrek role me spinaq

Byrek role mbushur me spinaq është një mënyre e veçantë përgatitje.

Me pak përbërës, kjo pjatë është e pasur në minerale dhe me një shije delikate.

Për petët

    • 300 gr miell
    • 100 ml vaj ulliri
    • 150 ml ujë i vakët
    • pak kripe

Për mbushjen

    • 300 gr spinaq
    • 1 kokërr qepë
    • 1 fetë djathë i bardhë
    • majdanoz
    • kripe
    • piper
    • vaj ulliri

Përgatitja byrek role me spinaq

Fillojmë përgatitjen e recetës me brumin. Në një enë hedhim miellin dhe shtojmë vajin e ullirit. Me pas hedhim dhe pak ujë dhe fillojmë të përziejmë miellin. Shtojmë vazhdimisht ujë dhe përziejmë mire masën. Vazhdojmë ngjeshim brumin e formuar për rreth 15 minuta.
Pasi brumi ka arritur elasticitetin e duhur, siç mund të bëjmë dhe provën duke e shtypur, e vendosim në enë dhe e lëmë të pushoj për te paktën 30 minuta. Enën duhet ta mbulojmë më rrobë ose me qeske kuzhine.

Përgatitja e mbushjes

Vendosim një enë ne zjarr dhe hedhim pak vaj ulliri. Shtojmë qepen e grirë hollë. Pak më vonë shtojmë spinaqin dhe e mbulojmë për 5 minuta. Shtojmë kripë dhe piper sipas dëshirës. Spinaqin e vendosim në një ene dhe sipas preferencave mund të shtojmë edhe një fetë djathë të bardhë. Grijmw sipwr majdanos.

Pasi brumi ka pushuar vazhdojmë me hapjen e petëve. Përgatitjen e petës e gjeni ne videon më sipër. Hapim petën mjaftueshëm dhe spërkatim sipër pak vaj ulliri duke e hapur me furçë kuzhine. Petës i palosim një pjese dhe shtojmë sipër spinaqin. Pasi e kemi sistemuar mirë, kalojmë petën sipër dhe me kujdes fillojmë ta mbledhim role.
Rolen e formuar, e vendosim në një tavë të lyer me vaj ulliri.

Vazhdojmë të njëjtën procedure edhe me brumin e ngelur. Në fund hedhim edhe pak vaj ulliri sipër çdo role.
Byrekun role me spinaq e pjekim për rreth 25 minuta në temperaturën 180 gradë celsius. Pasi ftohet, e presim ne copa dhe e shërbejmë.

LEXO EDHE:  Bukë me ullinj, më e mira që keni provuar ndonjëherë

Për të maPër të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook