Ballina Receta Receta e brokolit të pjekur me zero kolesterol

Receta e brokolit të pjekur me zero kolesterol

Kjo pjatë ju kërkon vetëm disa minuta për t’u përgatitur, dhe mund ta ruani në një qese plastike, të mbështjella me një letër kuzhine të lagur. 

Ja si mund të gatuani brokoli të pjekura me zero kolestreol:

Ato kanë vetëm 124 kalori, 9 gr yndyrë (1 gr yndyrë e ngopur), 3 gr proteina, 8 gr karbohidrate, 2 gr sheqer, 3 gr fibra, 679 mg sodium dhe zero kolesterol.

Përbërësit:

  • 3 tufa me brokoli
  • Vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper i zi

Përgatitja:

    • Ngrohni paraprakisht furrën në 200 gradë. Prejini brokolit, pasi ti keni pastruar mirë. Vendosini në një tepsi për të pjekur.
    • Hidhuni erëza, 2 lugë vaj ulliri, pak kripë dhe piper. Trazojini mirë. Piqini për 15 minuta, derisa brokoli të jetë i pjekur dhe i zbutur.
    • Hidhni edhe pak kripë dhe shërbejini të ngrohta.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook