Ballina Receta Receta e Gatimit/ Si të gatuajmë tortë me petë

Receta e Gatimit/ Si të gatuajmë tortë me petë

SHPËRNDAJE

Përbërësit për petët

  1. 500 g miell 0
  2. 300 g gjalpë i ftohtë nga frigoriferi, i prerë
  3. në kubikë 1 cm
  4. 1 vezë
  5. 1/2 gotë ujë (125 ml)
  6. 1 lugë e madhe uthull e bardhë

Përbërësit për kremin e pastiçerisë

  1. 500 ml qumësht me yndyrë
  2. 4 të verdha veze
  3. 6 lugë miell
  4. 200 g sheqer
  5. 1 bustinë vanilje

Kremi me gjalpë

  1. 200 g gjalpë shumë i butë si krem
  2. 100 g sheqer
  3. Na duhet gjithashtu:
  4. 250 g reçel boronice ose reçel tjetër që të mos jetë shumë i ëmbël

Përgatitja

  1. Gjalpin e ftohtë, të prerë në kubikë bashkë me miellin i hedhim në një tas të madh dhe i përziejmë me majat e gishtave për të krijuar thërrime.
  2. Shtojmë vezën dhe i përziejmë akoma.
  3. Përziejmë ujin me uthullën dhe i shtojmë në tas pjesë-pjesë derisa të shohim që kemi një brumë të butë, por që nuk ngjit.
  4. Ndajmë brumin në 10 topa të barabartë, që i vëmë në frigorifer të pushojnë për 30 minuta, të mbuluara me plastmasë kuzhine.
  5. Ndezim furrën në 220° C dhe fusim në të dhe tavën me letër furre, që të rrijë e ngrohtë deri në momentin kur do të përdoret.

Përgatisim Petët

  1. Marrim nga frigoriferi vetëm një top brumi, e hapim me petës me pak fare miell, në formë të rrumbullakët, me diametër afërsisht 26 cm.
  2. E vëmë petën në tavën e ngrohtë sipër letrës, e presim me thikë në formë të rrumbullakët, duke përdorur një pjatë të përmbysur ose fundin e një tave me diametër 24 cm, duke i lënë anësoret e brumit po në letër që të piqen edhe ato.
  3. E vëmë në furrë për 4-5 minuta ose derisa të shohim që peta ka marrë ngjyrë të artë. Ndërkohë që peta e parë piqet, hapim menjëherë të dytën dhe kështuvazhdojmë edhe me topat e tjerë të brumit.
  4. Si përfundim, kemi: 10 peta dhe anësoret e brumit, të cilat do të thërrmohen. I lëmë mënjanë.

Përgatisim kremin e pastiçerisë

  1. Në një tas, përziejmë të verdhat e vezëve me gjysmën e sheqerit, shtojmë miellin, i përziejmë dhe I lëmë mënjanë.
  2. Ngrohim qumështin me vaniljen dhe, sheqerin që na ka mbetur, kur të fillojë të marrë valë, e hedhim në tasin ku kemi përzierjen me vezët.
  3. I përziejmë me rrahësen e vezëve me dorë dhe më pas e hedhim të gjithë masën në tenxhere.
  4. E vëmë në flakë të ulët të marrë valë, duke e përzier vazhdimisht me rrahësen e vezëve me dorë.
  5. E heqim nga zjarri sapo të shohim që është trashur dhe e lëmë të ftohet duke e spërkatur sipër me sheqer pluhur dhe një copë të vogël gjalpë ose në të kundërt e mbuloni me plastmasë kuzhine në kontakt direkt me kremin.
  6. Kremi me gjalpë: gjalpin e rrahim me rrahësen elektrike sa të bëhet si krem. Shtojmë sheqerin me lugë, pa ndërprerë
    rrahjen e tyre.
  7. Kur kremi pastiçier të jetë ftohur plotësisht, e shtojmë kremin me gjalpë me lugë dhe I përziejmë me spatul.

Kompozimi i tortës

  1. Marrim pjatën e madhe ku do ta prezantojmë, vëmë një petë të pjekur, pak krem, një petë tjetër, krem, e kështu me radhë, por duke pasur kujdes që mbi petën e tretë dhe të parafundit të vëmë një shtresë marmelatë, duke e përfunduar sipër me krem dhe anësoret gjithashtu.
  2. Copat e petave që kishim prerë nga anësoret dhe një petë, i thërrmojmë dhe me to e mbulojmë tortën sipër dhe anash.
  3. Tortën e lëmë të pushojë në temperature ambienti për 5-6 orë dhe më pas në frigorifer deri në momentin që do të shërbehet.
  4. Mirë është të konsumohet brenda 2 ditësh që petët të jenë akoma krokante.

Comments

comments

SHPËRNDAJE

Tragjedia në Durrës/ Reagimi i parë zyrtar lidhur me ngjarjen: Nga se u shkaktua zjarri

FOTO/ Dikur luante kundër Ronaldos e Kakasë, sot berber në Elbasan. Historia e futbollistit shqiptar

E RËNDË/ Tragjedi në familjen durrsake, zjarri iu merr jetën trinjakëve të mitur

Bes Kallaku e ‘turpëroi’ duke i kujtuar zarfin, Ermal Mamaqi tregon se sa lekë hodhi në dasmë (Foto)

A do të luhet Superkupa e Europës në Tiranë? UEFA merr vendimin

Ndalimi i simboleve të komunizmit/ Lulzim Basha fiton mbështetje të rëndësishme. Takoi sot…

Përplasja me policinë në Elbasan, biznesmeni Çela: Kam një mesazh për Berishën dhe Bashën!

“Vazhdoj ta dua Fildezin”, ish-bashkëshorti që vrau gjyqtaren bën një kërkesë që nuk pritej

Dëshmia tronditëse: Shefi i Krimeve në Durrës mori 30 mijë euro për vrasjen e djalit tim

EMRAT/ Lista e drejtorëve kryesorë të LSI në qarqe që pritet të shkarkohen

Artikulli paraprakA është Orinda Huta shtatzënë? Turjan Hyska ka një përgjigje për të gjithë
Artikulli tjetërSocialistët nuk e përmbajnë dot veten dhe “tallen” me deputetin e ri të PD-së