Ballina Receta Receta e petullave më të shkrifëta që keni ngrënë ndonjëherë

Receta e petullave më të shkrifëta që keni ngrënë ndonjëherë

Përbërësit:

  • -1 banane
  • -1 vezë
  • -1 gotë miell (rreth 200g)
  • -½ lugë çaji sodë buke
  • -1 gotë qumësht (rreth 300ml)
  • -1 majë lugë çaji kripë
  • -Gjalpë (ose vaj kokosit për skuqje)

Përgatitja:

1. Qëroni bananen, prejeni në feta dhe shtypeni me një pirun derisa të bëhet një masë pureje.

2. Shtoni miellin, vezën, sodën e bukës, qumështin dhe kripën.

3. Përziejini mirë, derisa përbërësit të kombinohen plotësisht.

LEXO EDHE:  Recetë Gatimi/ Tiramisu me luleshtrydhe në gotë

4. Nëse keni kohë, lëreni brumin mënjanë për rreth 1 orë para se ta përdorni.

5. Vendosni një tigan me gjalpë ose vaj në zjarr.

6. Kur yndyra ka shkrirë, shtoni pak nga brumi i petullave.

7. Skuqini për rreth 2-3 minuta nga të dyja anët.

8. Mund t’i shërbeni me boronica, feta molle etj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook