Ballina Receta Receta e piteve më të mira me perime

Receta e piteve më të mira me perime

Një recetë ideale që shkon përshtat me stinën, pasi perimet janë të sezonit dhe kjo do t’jua lehtësojë punën!

Provoni diçka ndryshe, një recetë speciale dhe shijojeni atë me të dashurit tuaj.

Përbërësit: 

  • 400 gr brumë i ngrirë sfoliat
  • 2 kungulleshka
  • 1 patëllxhan
  • 1 tufë qepë të njoma
  • 50 gr ullinj 
  • 125 gr kaçkavall
  • 1 thelpi hudhër
  • vaj ulliri 
  • 1 të verdhë veze
  • kripë
  • piper i zi 

Përgatitja:

  1. Prisni perimet e lara në shirita ose kubikë. I skuqni me pak vaj dhe i lini mënjanë.
  2. Shtroni dhe psisni brumin e ngrirë sfoliat, në 4 drejtkëndësha të barabartë.
  3. Në mes të secilës pjesë të brumin, vendosni mbushjen me perime dhe nga një copë djathë kaçkavall.
  4. Pastaj, me letër kuzhine izoloni pjesën e sipërme, për të mbajtur brenda perimet. (mbështjellje në formë karameleje)
  5. I rendisim në tepsinë ku do të piqen.
  6. Lyeni me të verdhën e vezës secilën pite dhe më pas tepsinë e vendosni në furrën e parangrohur në 200 gradë dhe e piqni për 20 minuta.
  7. Pasi t’i largoni pjesët e letrës së kuzhinës, petët e mbushura sfoliat pritini sipas dëshirës dhe i shërbeni të ngrohta. Ju bëftë mirë!
LEXO EDHE:  Si të përgatisni trileçe, ja receta

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook