Ballina Receta Receta Gatimi/ Byrek i shpejtë me qepë të njoma

Receta Gatimi/ Byrek i shpejtë me qepë të njoma

Përbërësit:

1 pako peta
1 bustinë pluhur pjekës
350 gr gjizë
200 gr krem kosi
3 kokrra vezë
150 ml ujë i gazuar
800 gr qepë të njoma
Koper, majdanoz – alternativë
100 ml vaj ulliri Olitalia
Kripë

Përgatitja:

1. Qërojmë qepët, i lajmë dhe i presim në unaza 0.5 cm.

2. I vendosim qepët e njoma në një tigan pa yndyrë me 1 filxhan ujë të zier me pak fare kripë.

3. Kur të shterojë uji shtojmë 2 lugë vaj ulliri dhe i kaurdisim sa të zbuten pak.

4. Më pas i lemë mënjëanë të ftohen. Në një tas vendosim gjizën, kremin e kosit, vezët, qepët e njoma, vajin e ullirit, kripën dhe erëzat sipas preferencës.

5. I trazojmë të gjithë përbërësit dhe në fund shtojmë ujin e gazuar.

6. Lyejmë tepsinë me pak vaj ose gjalpë dhe shtrojmë 2 petë.

7. Ruajmë një petë për në fund, ndërsa petët e tjera i copëtojmë me dorë.

8. Mbi petët e shtruara spërkasim pak përzierje me gjizë, vezë dhe qepë.

9. Mbi mbushje shpërndajmë copëza petash, përseri vendosim mbushje me gjizë dhe qepë.

10. Kështu alternojmë shtresa, por mund t’i vendosim dhe të gjitha copëzat e petave në tasin me gjizë dhe qepë.

11. I përziejmë dhe i shtrojmë mbi bazën e petës që kemi vendosur në tavë.

12. E mbulojmë në fund me petën e plotë që hoqëm mënjëanë.

13. Mbledhim anët dhe e vendosim byrekun të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 35-40 minuta.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook