Ballina Receta Receta Gatimi/ Byrek me spinaq dhe oriz

Receta Gatimi/ Byrek me spinaq dhe oriz

Përbërësit:

1 pako peta
800 gr spinaq
1 filxhan kafeje oriz
1 tufë qepë të njoma
2 tufa koper
3 lgj vaj ulliri
2 lgj gjalpë
½ gotë qumësht
Kripë, piper i zi

Përgatitja:

1. Në një tigan me gjysmën e sasisë së gjalpit dhe vajit të ullirit zbusim qepën e njomë të prerë në uanza të holla.

2. Më pas e largojmë tiganin nga zjarri dhe shtojmë spinaqin dhe orizin.

3. Pjesën tjetër të gjalpit dhe vajit të ullirit e bashkojmë me qumështin për të spërkatur petët.

4. Në një tavë të lyer me yndyrë shtrojmë 2-3 petë duke spërkatur secilën me masën e përgatitur me qumësht dhe yndyrë.

3. Vendosim më pas mbushjen me spinaq dhe oriz. Vendosim përsëri 2-3 petë duke i spërkatur me yndyrë dhe e vendosim byrekun të piqet në temperaturën 180 gradë Celsius për 40-45 minuta.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook