Ballina Receta Receta Gatimi/ Çorbë shkodrane

Receta Gatimi/ Çorbë shkodrane

Përbërësit:

400 gr mish të grirë
2 filxhanë oriz
5 filxhanë lëng mishi
1 kokërr qepë

½ lgj salcë domate
3-4 lgj vaj
Kripë, piper
Gjethe dafine

Përgatitja:

Kaurdisim fillimisht qepën derisa të zbutet duke e ndihmuar dhe me pak kripë. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë mishin e grirë dhe e kaurdisim mirë derisa të përthithë lagështirën e vet. Më pas shtojmë salcën e domates dhe pas 2-3 minutash hedhim lëngun e mishit dhe e lemë mishin e grirë të ziejë për rreth 10 minuta. Tek masa e përgatitur shtojmë dhe gjethen e dafinës, kripë dhe piper.