Ballina Receta Receta Gatimi/ Dredhanik me jeshillëqe

Receta Gatimi/ Dredhanik me jeshillëqe

Përbërësit:

  • 7-8 petë byreku
  • Jeshillëqe (spinaq, presh, qepë të njoma, kopër, majdanoz, etj)
  • 100 gr djathë
  • 2 lgj oriz
  • 4-5 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj gjalpë
  • Kripë, piper
  • 1-2 vezë – alternativë

Përgatitje:

Grijmë të gjithë jeshillëqet dhe i vendosim në një tas ku shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar, 2 lugë oriz, kripë, piper, 1 lugë gjalpë të shkrirë dhe 2 lugë vaj ulliri. Hapim në tryezën e punës një petë dhe e spërkasim me pak yndyrë. Më pas në anë të petës vendosim mbushje nga masa e përgatitur me jeshillëqe. E mbledhim më pas petën role dhe e vendosim në formë rrethore në anë të tavës. Kështu vazhdojmë me të gjithë petët e tjera dhe pasi të përfundojmë e vendosim dredhanikun në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 25-30 minuta.