Ballina Receta Receta Gatimi/ “E shijshme dhe plot me kalori”, si të gatuani musaka...

Receta Gatimi/ “E shijshme dhe plot me kalori”, si të gatuani musaka me patate

Kjo recetë që gatuhet shpesh në shtëpitë tona është një nga ato ushqime që shijohet tepër.

Musakaja me patate është një pjatë plot ushqyes dhe kalorike, të cilën familjarët tuaj do ta duan.

Përbërësit:

  • 1 kg patate
  • 500 gr mish i grirë
  • 6 kokrra qepë (mesatare)
  • 4 filxhanë kafeje vaj ulliri
  • 5 kokrra domate (ose 1 lugë gjelle salcë)
  • kripë
  • piper
  • gjethe dafine
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1 lugë gjelle miell
  • 1 gotë çaji qumësht
  • 1 vezë
  • djathë kaçkavall

Përgatitja:

 

1. Qëroni patatet. I lani dhe i prisni në feta të rrumbullakëta, jo shumë të trasha. Patatet ziejini për disa minuta, por me kujdes që të ruajnë formën.

2. Prisni qepët në formë gjysmë rrethi dhe i skuqni në zjarr të avashtë, në mënyrë që të mos digjen.

3. Hidhni dhe domatet e qëruara në copa kubike, pak salcë dhe mishin e grirë dhe vazhdoni t’i përzieni. Përzierjes i shtoni kripë, piper dhe fletët e dafinës.

4. Shtroni në tavë një shtesë me patatet e ziera dhe hidhni një pjesë të gjellës së përgatitur.

5. Vendosni dhe një shtresë tjetër me patate dhe pjesën e ngelur të qepës dhe shtresën e fundit me patate.

6. Skuqni miellin me gjalpë, shuajeni me qumësht, përzijeni mirë derisa të marrë valë.

7. Hidhni pak kripë dhe lëreni masën që të ntrashet. Hiqeni nga zjarri dhe e lëreni të ftohet pak dhe përziejeni me vezë.

8. Beshamelin e përgatitur e vendosni mbi musaka. Tavën vendoseni në furrë për t’u pjekur për 30 minuta.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook



“Gjyqi shndërrohet në ring”, dy shqiptarët ‘rebelohen’ ndaj trupit gjykues

Gruas shkodrane i ikën “tepeleku i kokës”, i prish ballkonin komshiut për të futur…

FOTO/ Humb kontrollin e automjetit, plagoset rëndë 20-vjeçarja shqiptare, nënë e tre fëmijëve

Kryemadhi vijon me sulmet: Rama po u bën shqiptarëve, atë që nuk ua bënë otomanët për 500 vite

Sinoptikanët japin alarmin: Në fundjavë rikthehet rreziku i përmbytjeve, ja zonat që mund të preken

FOTO/ Kishin fshehur drogën në qeset e plehrave, si u shkatërrua banda shqiptare në Itali (Emrat)

Paralajmërimi i fortë i Ngjelës: Politikanët e korruptuar janë të tmerruar, shumë shpejt do vulosin fundin e tyre

Publikohen fotot e projektit, ja si do të duket Aeroporti i Vlorës

Berisha shpërthen ndaj Ramës: Skënderbuçi i Spiropalit nuk vendosi një tufë lule tek përmendorja e Skënderbeut

Rrëzohet nga dritarja e shkollës, adoleshentja dërgohet me urgjencë në spital

Artikulli paraprakFOTO/ Habit vlonjati në mes të acarit, bën atë që s’ua pret mendja
Artikulli tjetërNë një lidhje të re pas ndarjes, flet Hueyda El Saied