Ballina Receta Receta Gatimi/ Ëmbëlsirë e shpejtë me luleshtrydhe

Receta Gatimi/ Ëmbëlsirë e shpejtë me luleshtrydhe

Përbërësit: 

  • 250 gr luleshtrydhe
  • 2 lgj sheqer, 1 lgj konjak, vanilje
  • Kanellë, xhinxhër, borzilok
  • 200 gr pana ëmbëlsire
  • 100 gr kos
  • Mafishe për servirje

Përgatitja:

1. Pasi ti kemi pastruar mirë luleshtrydhet i presim në copa dhe i marinojmë me pak konjak, me sheqer, vanilje, kanellë, xhinxhër, borzilok dhe cfarëdo arome tjetër që mund të kemi në shtëpi.

2. I lemë pak kohë luleshtrydhet që të marinohen sa më mirë. Rrahim panën e ëmbëlsirës dhe më pas e bashkojmë me kosin.

3. Servirim në gotë ëmbëlsirën e freskët duke vendosur fillimisht luleshtrydhet e marinuara, më pas kremin e panës.

4. Shtojmë në fund pak nga lëngu që kanë lëshuar luleshtrydhet, vendosim një luleshtrydhe të pa prerë dhe nje mafishe të vogël.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook