Ballina Receta Receta Gatimi/ Fileto pule me galetë

Receta Gatimi/ Fileto pule me galetë

Përbërësit:

  • 4 fileto pule
  • 2 vezë
  • miell
  • galetë (bukë të tharë e të thërrmuar)
  • kripë
  • piper
  • gjalp
  • vaj ulliri

Përgatitja:

1. Fillimisht vendosim filetot e pulës në qese celefoni dhe i rrahim derisa trashësia e tyre të jetë 1 cm.

2. Vendosim miellin, vezët e rrahura dhe galetën në enë të ndryshme.

3. Heqim filetot nga celefoni, i vendosim te ena e miellit, ku kemi hedhur dhe pak piper, më pas në vezët e rrahura me kripë dhe në fund të galetë, ku duhet shtypur mirë që të “vishet” mirë.

4. Më pas i skuqim në një tigan me pak gjalp dhe vaj ulliri në zjarr të ngadaltë, për rreth 3-4 minuta në secilën anë, derisa të kenë marrë ngjyrë të artë.

5. Ju bëftë mirë!