Ballina Receta Receta Gatimi/ Kallamarë me spinaq

Receta Gatimi/ Kallamarë me spinaq

Përbërësit:

1 kg kallamare
1 kg spinaq
1 gotë verë të bardhë
2-3 qepë të njoma
1 tufë majdanoz
1 kokërr domate
1 koncentrat pule
1 filxhan kafe oriz
Kripë, piper

Përgatitja:

1. Pastrojmë fillimisht kallamaret duke hequr tentakulat të cilat i presim hollë.

2. Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepët e njoma, më pas shtojmë tentakulat e kallamarëve të grira hollë.

3. I kaurdisim për disa minuta dhe më pas e shuajmë gatimin me verë të bardhë.

4. Sapo alkooli i verës të avullojë shtojmë domatet të grira në rende ose të prera në kubikë të vegjël.

5. Shtojmë dhe buljonin e pulës dhe e lemë salcën të ziejë për 5 minuta.

6. E rregullojmë me kripë, pak sheqer dhe piper të zi. Në fund shtojmë orizin, spinaqin dhe majdanozin dhe i lemë për pak minuta derisa përbërësit të lidhen me njëri-tjetrin.

7. Me masën e përgatitur mbushim kallamarët, i vendosim në një tavë dhe i fusim në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 25-30 minuta.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook