Ballina Receta Receta Gatimi/ Kek me miell misri dhe djathë

Receta Gatimi/ Kek me miell misri dhe djathë

Përbërësit:

1 ½ gotë miell misri
1 gotë miell gruri
150-200 gr djathë
1 gotë kos

1 gotë qumësht
2 kokrra vezë
120 gr gjalpë bimor
Pluhur pjekës, vanilje

Përgatitja:

1. Fillimisht shkrijmë gjalpin, më pas rrahim vezët me qumështin, kosin dhe gjalpin.

2. Thërrmojmë dhe djathin e bardhë dhe e trazojmë mirë me përbërësit e lëngshëm.

3. Bashkojmë dy llojet e miellit ku shtojmë dhe pluhurin pjekës së bashku me vaniljen dhe më pas i shtojmë gradualisht tek tasi ku kemi trazuar vezët me qumësht dhe kos.

4. E trazojmë mirë brumin e kekut dhe e vendosim në një tavë duke e niveluar mirë dhe më pas e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 25-30 minuta.