Ballina Receta Receta Gatimi/ Lakror pranveror

Receta Gatimi/ Lakror pranveror

Përbërësit:

2 gota oriz
3 gota qumësht
3-4 kokrra vezë
1 gotë ujë
1 tufë qepë të njoma
1 tufë majdanoz
2 tufa koper
Kripë, piper i zi
2 lgj gjalpë
2 lgj vaj ulliri

Përgatitja:

1. Fillimisht kaurdisim në një tigan (për kaurdisje dhe për furrë) me gjalpë dhe vaj ulliri qepët e njoma të cilat i kemi grirë hollë.

2. Sapo qepët e njoma të ulin volumin shtojmë erëzat dhe i lemë të zbuten së bashku me qepët e njoma.

3. I rregullojmë me kripë dhe piper të zi dhe më pas shtojmë orizin.

4. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit dhe më pas hedhim gjysmën e sasisë së qumështit dhe ujit.

5. E vendosim gatimin në furrën e parangrohur për 5 minuta, më pas e largojmë nga furra dhe shtojmë vezët e rrahura me pjesën tjetër të qumështit.

6. E vendosim përsëri në furrë për 35-40 minuta në temperaturën 180-200 gradë Celsius.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook