Ballina Receta Receta Gatimi/ Lakror me spinaq dhe qumësht

Receta Gatimi/ Lakror me spinaq dhe qumësht

Përbërësit

-1 kg spinaq
-4 kokrra vezë
-100 gr koper
-300 gr miell
-1 litër qumësht
-70 gr gjalpë
-Kripë

Përgatitja 

1. Gjysmën e qumështit e ziejmë dhe me gjysmën tjetër njomim 150gr miell.

2. Pasi ka zier qumështi hedhim miellin e përzier me qumësht, shtojmë gjalpin dhe 1 lugë gjelle kripë.

3. E lemë të ziejë për 5 minuta, sa të trashet dhe e heqim nga zjarri.

4. Ziejmë spinaqin, e kullojmë dhe e grijmë koprën dhe i trazojmë me masën e përgatitur më lart.

5. Rrahim 3 kokrra vezë fort dhe pasi janë rrahur mirë i hedhim të gjithë përbërësit bashkë dhe i trazojmë.

6. Zëmë brumin me miellin e mbetur me vaj dhe me pak kripë.

7. Nga brumi i pregatitur hapim tre petë të mëdha që të dalin jashtë tepsisë.

8. Hapim petët mbi tavë një e nga një duke i pikuar me vaj.

9. Shtojmë brenda petëve masën e pregatitur dhe palosim nga brenda tavës petët si në foto.

10. I hedhim vaj lart petëve që i mblodhëm dhe i hedhim një vezë të rrahu sipër që të marri ngjyrë.

11. Piqeni në 180°.