Ballina Receta Receta Gatimi/ Makarona me panxhar

Receta Gatimi/ Makarona me panxhar

Përbërësit:

1 pako makarona
2 panxhar
1 gotë qumësht
2 thelpinj hudhër
2 lgj gjalpë
2 lgj vaj ulliri
Djathë të verdhë

Përgatitja:

1. Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë, duke respektuar minutazhin e shkruar në paketim.

2. Ndërkohë qërojmë mirë panxharin dhe ashtu siç është të pa zier e vendosim në një blender ku shtojmë 1 thelpi hudhër dhe një gotë qumësht.

3. E frulatojmë derisa të bëhet një masë kremoze.

4. Vendosim në zjarr një tigan ku vendosim 1 lugë gjalpë dhe 2 lugë vaj ulliri.

5. Ngulim një pirun tek një thelpi hudhër dhe e kalojmë tek tigani me gjalpë dhe vaj ulliri duke e fshirë mirë tiganin në mënyrë që vaji të aromatizohet sa më shumë.

6. E largojmë më pas hudhrën dhe shtojmë kremin me panxhar dhe e lemë derisa të marrë valë.

7. Më pas shtojmë makaronat , i trazojmë mirë dhe në fund shtojmë 1 lugë gjalpë.

8. Më pas i servirim makaronat të ngrohta pudrosur me djathë kaçkavall.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook