Ballina Receta Receta Gatimi/ Mish qingji me patate

Receta Gatimi/ Mish qingji me patate

Përbërësit:

4 racione mish qingji
4 patate mesatare
1 qepë mesatare
1-2 thelpinj hudhër
1 lgj pure domate
3-4 lgj vaj ulliri
1 tufë nenexhik
Kripë, piper i zi

Përgatitja:

1. Kaurdisim mishin e qingjit me pak vaj ulliri, më pas shtojmë qepët të grira imët dhe i kaurdisim për 2-3 minuta.

2. Shtojmë hudhrat dhe vazhdojmë kaurdisjen.

3. Më pas shtojmë patatet të prera në kubikë mesatare.

4. Pasi patatet të jenë kaurdisur për pak minuta shtojmë 1 lugë pure domate.

5. E rregullojmë gatimin me kripë dhe piper të zi, shtojmë rreth 1 litër ujë dhe e lemë të ziejë në temperaturë mesatare për 30-35 minuta, ose akoma më mirë në temperaturë të ulët për rreth 1 orë.

6. Në 10 minutëshin e fundit shtojmë nenexhikun.

7. Fikim sobën dhe e lemë gatimin të qëndrojë në temperaturën e sobës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook