Ballina Receta Receta Gatimi/ Pastiçe me kërpudha dhe miks proshutash

Receta Gatimi/ Pastiçe me kërpudha dhe miks proshutash

Përbërësit:

  • 400 gr makarona
  • 300 gr kërpudha
  • 150 gr proshutë
  • 150 gr sallam parizier
  • 100 gr pançetë
  • 100 gr salcë domate
  • 100 gr djathë kaçkavall
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 3 kokrra vezë
  • 400 ml kos
  • Kripë

Përgatitja:

1. Fillimisht vendosim makaronat në ujë të vluar me kripë dhe i ziejmë për 6 minuta.

2. Ndërkohë në një tigan skuqim pançetën derisa ajo të bëhet krokante, e largojmë pançetën dhe në tigan kavërdisim kërpudhat.

3. Lyejmë tavën e pjekjes me gjalpë, shtojmë makaronat e kulluara, pançetën, sallamin parizier, proshutën dhe kërpudhat.

4. I trazojmë mirë dhe sipërfaqen e mbulojmë me pak salcë.

5. Mbi salcën e domates shtojmë pak djathë kaçkavall të grirë në rende.

6. Në një tas trazojmë vezët me pak kripë dhe kos dhe e shtojmë në pastiçe duke e mbuluar përsëri sipërfaqen me djathë kaçkavall.

7. E vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 20-25 minuta.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook