Ballina Receta Receta Gatimi/ Pite me Patate

Receta Gatimi/ Pite me Patate

Përbërësit:

4-5 patate
2 qepë
kripë dhe piper i zi
piper i kuq i bluar Podravka
vaj
gjalpë
miell
ajkë për gatim.

Përgatitja:

1. Patatet qërohen dhe grihen shumë imët. Vendosen në ujë (që të mos nxihen).

2. Edhe qepa grihet imët dhe fërgohet në gjalpë derisa të zbutet (nuk guxon të digjet).

3. Më pas shtohen patatet e shpërlara nga uji e të kulluara, kripë e piper i zi. Kaurdisen në zjarr të mesëm dhe të mbuluara duke i përzier herë pas here.

4. Pas 15 minutash shtohet piperi i kuq dhe ndalet zjarri.

5. Brumi bëhet si për cdo pite tjetër, vetëm se ky ndahet në kuleç menjëherë. Ata lyhen me vaj dhe mbulohen me një qese e sipër u hedh edhe një pecetë.

6. Pasi të kenë pushuar afro një orë, kuleçët tëhollohen e mbushen me patatet e përgatitura.

7. Mbeshtillen si role/kollpite/rrethanikë.

8. Pitja piqet në furrën e parangrohur në 250 gradë. Pas pjekjes i hidhet 100 ml ujë të nxehtë me 1 lugë gjelle gjalpë dhe pakëz kripë.

9. Kthehet sërish në furrë edhe 5 min. Në fund i hedh edhe pana per gatim/hopla dhe e kthen në furrën e ndalur derisa ta “pijë” pak panën.

Ju bëfte mirë!