Ballina Receta Receta Gatimi/ Pulë frikase

Receta Gatimi/ Pulë frikase

Përbërësit:

4 racione mish pule
2 patate
2 karrota
2-3 qepujka ose qepë të njoma
1 degë selino
2 lgj gjalpë
2 lgj miell
1 gotë qumësht
2 të verdha veze
2 lime
Kripë, piper
Koper, majdanoz

Përgatitja:

1. Mishin e ndarë në racione e vendosim të ziejë në tenxhere me ujë të vluar.

2. Në gjysmën e kohës së zierjes së mishit shtojmë perimet me rradhë, selino, karrota dhe patate.

3. Në një tenxhere tjetër vendosim gjalpin dhe kaurdisim miellin. Më pas shtojmë qumështin duke e përzier mirë dhe duke shtuar dhe pak nga buljoni i pulës sa masa të lidhet dhe të bëhet kremoze.

4. Më pas e shtojmë këtë masë tek mishi me perime.

5. Të verdhat i vezëve i rrahim me lëng limoni duke shtuar dhe pak lëng nga tenxherja për të rregulluar temperaturën.

6. E shtojmë në tenxhere duke e trazuar, më pas fikim sobën dhe e lemë gatimin të qëndrojë në nxehtësinë e sobës duke shtuar në fund dhe erëzat e freskëta, koper dhe majdanoz.

7. Në momentin e servirjes shtojmë dhe pak piper të zi në pjatë.