Ballina Receta Receta Gatimi/ Revani me kokos

Receta Gatimi/ Revani me kokos

Përbërësit:

4 kokrra vezë
1 gotë sheqer
1 gotë vaj 
1 gotë qumësht
1 pako pluhur pjekës
Sheqer vanilje
100 gr arrë kokosi e integruar
3 gota miell 

Shërbeti:
500 gr sheqer 
350 ml ujë
2 feta limoni

Përgatitja:

1. Në një tas rrahim vezët së bashku me sheqerin derisa sheqeri të shkrijë plotësisht.

2. Shtojmë më pas 1 gotë vaj dhe i përziejmë së bashku.

3. Më pas shtojmë sheqerin e vaniljes, miellin, pluhurin pjekës dhe pak kripë.

4. E shtojmë miellin gradualisht derisa mielli të trazohet mirë me vezët.

5. Pasi të jenë përzjerë mirë të gjithë përbërësit dhe të jetë formuar një brumë homogjen shtojmë në fund arrën e kokosit.

6. E përziejmë mirë dhe pasi të lyejmë një tavë me yndyrë hedhim brumin në të dhe vendosim revaninë të piqet në temperaturën 180 gradë Celsius për 25-30 minuta.

7. Ndërkohë përgatisim sherbetin me 500 gr sheqer, 350 ml ujë dhe 2 feta limoni.

8. E lemë sherbetin të marrë vale për 5 minuta nga moment i zierjes.

9. Më pas, pasi të ftohet revania e presim në copa dhe e sherbetosim me sherbetin e ngrohtë. /bw-Zonja Vjollca

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook