Ballina Receta Receta Gatimi/ Sallata me vezë që nuk duhet të mungojë në tryezë...

Receta Gatimi/ Sallata me vezë që nuk duhet të mungojë në tryezë këtë verë

Përbërësit:

  • 4 kokrra vezë të ziera
  • 1 gjysmë avokado (të prerë në kubikë)
  • 3 kokrra domate
  • 300 gr sallatë jeshile
  • 1 kokërr qepë
  • 2 lugë çaji uthull
  • 2 lugë gjelle mustardë
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë dhe piper

Përgatitja:

1. Ziejini vezët mirë dhe më pas vendosini në një enë derisa të ftohen.

2. Pasi të keni pastruar domatet, avokadon, sallatën jeshile dhe qepën prijini në copa të vogla dhe vendosini në një enë qelqi.

3. Në një pjatë tjetër hidhni mustardën, uthullën, kripën dhe piperin.

4. Trazojini dhe më vonë shtojini dhe vajin e ullirit.

5. Kur të keni mbaruar me përgatitjen e salcës, shtoni në enën e qelqit vezët dhe në fund përziejini me salcën që përgatitët.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook