Ballina Receta Receta Gatimi/ Si të gatuajmë antipastë me brokoli, patate dhe ullinj

Receta Gatimi/ Si të gatuajmë antipastë me brokoli, patate dhe ullinj

Përbërësit për 4 persona

  1. 500g patate
  2. 300g brokoli
  3. 250g proshutë
  4. 100 g djathë Philadelphia
  5. 6 lugë vaj ulliri
  6. 4 lugë pate ullinjsh
  7. kokrra ullinj pa bërthamë për dekorim

Përgatitja

  1. Ziejmë me avull (mundësisht) ose në tenxhere me ujë, brokoli dhe patatet veç e veç.
  2. Grijmë me grirësin e frutave ose në mikser proshutën, shtojmë djathin dhe e përziejmë mirë sa të bëhet krem homogjen
  3. Me pirun shtypim mirë patatet sa të bëhen si pure. I rregullojmë për kripë e piper dhe i përziejmë me 2 lugë vaj ulliri.
  4. Brokolit i grijmë me grirësin e frutave bashkë me 2 lugë vaj ulliri, kripë e piper. Në format e vogla hedhim pak nga patatet dhe e nivelojmë mirë, shtojmë pak brokoli, I nivelojmë dhe këto e së fundmi krijojmë një shtresë me proshutën e grirë.
  5. I lëmë në frigorifer për 3 orë. Në momentin që do t’i shërbejmë, i zbukurojmë patatet me ullinj të prerë në feta.