Ballina Receta Receta Gatimi/ Si të gatuajmë fërgesë me mish pule

Receta Gatimi/ Si të gatuajmë fërgesë me mish pule

Përbërësit:

4 racione mish pule
1 qepë, 2 thelpinj hudhër
1 gotë verë të bardhë
2 kokrra domate
1 lgj pure domate
1 lk sheqer, ½ lk piper të kuq
Kripë, piper i zi
1 bustinë koncentrat pule
½ gotë ujë
3-4 lgj vaj ulliri
100 gr djathë kaçkavall
1 lgj miell

Përgatitja:

1. Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim mishin e pulës për 2-3 minuta.

2. Më pas shtojmë qepën të grirë imët dhe vazhdojmë kaurdisjen dhe për 2-3 minuta të tjera.

3. Shtypim dy thelpinj hudhër ashtu siç janë dhe i vendosim të kaurdisen së bashku me mishin e pulës dhe qepët.

4. I trazojmë mirë përbërësit dhe i shuajmë me verën e bardhë.

5. Sapo të avullojë alkooli shtojmë domatet të prera në kubikë të vegjël, 1 lugë pure domate, 1 bustinë koncentrat pule dhe ½ gotë ujë.

6. E rregullojmë gatimin me kripë, piper të zi, piper të kuq dhe pak sheqer dhe e lemë në temperaturë mesatare të ziejë për rreth 20 minuta.

7. Ndërkohë djathin e bardhë e presim në kubikë mesatarë, i vendosim kubikët në një tas me ujë dhe më pas i kalojmë fetat e djathit në një enë me pak miell dhe i vendosim të skuqen në nëj tigan me 1 lugë vaj.

8. Pasi gatimi të ketë përfunduar shtojmë kubikët e djathit, fikim sobën dhe e lemë të pushojë për rreth 10 minuta dhe më pas e kemi gati për ta servirur.

9. Ky gatim shkon shumë të serviret me pak pilaf.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook