Ballina Receta Receta Gatimi/ Si të gatuajmë pastiçe fshati

Receta Gatimi/ Si të gatuajmë pastiçe fshati

Përbërësit:

500 gr makarona
300 gr djathë
3 gota qumësht
3-4 vezë
1 lgj niseshte
1-2 lgj gjalpë
1-2 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi

Përgatitja:

1. Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë për 4-5 minuta (jo plotësisht) në ujë të bollshëm me kripë.

2. Ndërkohë në një enë shkrijmë niseshten në qumësht e trazojmë mirë, më pas shtojmë vezët duke vazhduar trazimin.

3. Vendosim një tenxhere në zjarr me pak gjalpë dhe sapo gjalpi të fillojë të shkrijë shtojmë masën e përgatitur me qumësht, niseshte dhe vezë.

4. E trazojmë vazhdimisht me telin e vezëve derisa qumështi të marrë valë.

5. Makaronat e zjera i vendosim në një tas ku shtojmë djathin e thërrmuar dhe vajin e ullirit.

6. I përziejmë mirë dhe më pas i vendosim në një tavë duke i niveluar mirë.

7. Pasi qumështi me niseshte dhe vezë të jetë lidhur, të jetë bërë si kremoz, e shtojmë mbi makaronat.

8. E vendosim pastiçen në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.