Ballina Receta Receta Gatimi/ Si të gatuajmë petka me gjalpë

Receta Gatimi/ Si të gatuajmë petka me gjalpë

Përbërësit:

1 filxhan petka
1 filxhan ujë
1 filxhan e gjysëm qumësht
1 lgj gjalpë, kripë
Djathë të bardhë

Përgatitja:

1. Vendosim ujin në zjarr dhe sapo uji të fillojë të vloje shtojmë petkat së bashku me qumështin.

2. I trazojmë duke shtuar dhe pak kripë dhe i lemë të ziejnë.

3. Në fund shtojmë një lugë gjalpë dhe i servirim petkat sipas dëshirës duke i thërrmuar pak djathë të bardhë.