Ballina Receta Receta Gatimi/ Si të gatuajmë sallatë me kërpudha dhe kunguj të njomë

Receta Gatimi/ Si të gatuajmë sallatë me kërpudha dhe kunguj të njomë

Përbërësit:

-150 gr kërpudha
-2 lgj gjalpë
-2 feta bukë të bardhë
-1 karrotë, 1 kungull
-2-3 rrepa të kuqe
-½ tufë sallatë
-2 lugë gjelle uthull molle
-4 lgj vaj ulliri
-Kripë, piper i zi

Përgatitja:

1. Fillimisht pastrojmë kërpudhat dhe i presim ato në feta.

2. Më pas i skuqim me një lugë gjalpë të nxehtë, i rregullojmë me kripë dhe piper të zi dhe i lemë menjëanë.

3. Largojmë koren e bukës dhe tulin e saj e presim në kubikë, shkrijmë gjalpin e mbetur dhe skuqim bukën derisa ajo të zverdhet pak.

4. Më pas e largojmë dhe e vendosim në letër kuzhine për të larguar yndyrën e tepërt.

5. Karrotat i presim në shirita të hollë me qëruesen e patates, ndërsa kungujt dhe rrepat i presim në feta vezake.

6. I kalojmë kungujt në një tigan zgare për pak minuta,

7. I vendosim të gjitha perimet në një tas së bashku me sallatën.

8. Në një enë të vogël përziejmë vajin e ullirit me uthull, kripë dhe piper dhe marinojmë sallatën.

9. Sipas dëshirës mund ti shtojmë në fund dhe pak arra të copëtuara.