Ballina Receta Receta Gatimi/ Si të gatuajmë sheqerpare me shije portokalli

Receta Gatimi/ Si të gatuajmë sheqerpare me shije portokalli

Përbërësit

  1. 2 vezë
  2. 2 filxhan sheqer(filxhan të kafes turke-150ml)
  3. 2 filxhan vaj
  4. lëvore portokalli ne rende
  5. 1 pluhur për pjekje
  6. 8-10 filxhan miell
  7. 2 gota uji sheqer
  8. 3 gota ujë

Përgatitja

  1. Përziejmë vezët,sheqerin, dhe vajin.
  2. Shtojme pluhurin për pjekje,lëvoren e portokallit,dhe miell gradulisht derisa të bëhet masë brumi që mund të punojmë me duar.
  3. Marrim nga masa e brumit dhe e hedhim në një tepsi të lyer me vaj,nga kjo masë dalin 35-40 toptha.
  4. E pjekim në 200 gradë për 20 minuta dhe e lëmë të ftohet tërësisht.
  5. Ne ndërkohë ziejmë sherbetin me ujin dhe sheqerin e nxjerrim nga to sheqerparet e ftohta.