Ballina Receta Receta Gatimi/ Si të gatuani petulla me mollë

Receta Gatimi/ Si të gatuani petulla me mollë

Përbërësit:

  • 3 kokrra vezë
  • 80 gr sheqer
  • Sheqer vanilje
  • 50 gr gjalpë
  • 300 – 350 gr miell
  • 12 gr pluhur pjekës
  • 30 ml rum
  • 1-2 kokrra mollë
  • 150 gr kos
  • 2 lgj qumësht

Përgatitja: 

1. Fillimisht ndajmë vezët të verdhat nga të bardhat.

2. Grijmë mollët me rende duke i spërkatur me pak lëng limoni që të mos oksidohen.

3. Në tasin ku kemi vendosur të verdhat e vezëve shtojmë ¾ e sheqerit, sheqerin e vaniljes dhe i përziejmë mirë derisa sheqeri të shkrije pak.

4. Ndërkohë rrahim të bardhat e vezëve me pjesën e mbetur të sheqerit derisa të krijohet një marengë e fortë.

5. Tek të verdhat e vezëve shtojmë gjalpin e zbutur, e përziejmë mirë shtojmë kosin dhe rumin dhe e përziejmë mirë.

6. Më pas shtojmë miellin e trazuar me pluhurin pjekës si dhe mollët e grira në rende.

7. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit derisa të shikojmë që brumi lirohet pak.

8. Më pas shtojmë pak nga pak të bardhën e vezëve marengë.

9. E lemë brumin të pushojë të mbuluar për 15 minuta.

10. Në fund ngrohim vajin dhe me një luge çaji shtojmë në të petullat, i lemë sa të marrin një ngjyrë të verdhë dhe i largojmë duke i vendosur në një letër kuzhine.

11. Në fund përziejmë pak kanellë me sheqer dhe i sperkasim petullat e ngrohta.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook