Ballina Receta Receta Gatimi/ Si të gatuani pulë me patate dhe speca

Receta Gatimi/ Si të gatuani pulë me patate dhe speca

Përbërësit:

 

  • 800 gr mish pule
  • 3 speca me ngjyrë
  • 2 kokrra qepë
  • 4 thelpinj hudhër
  • 2 gjethe dafine
  • 400 gr domate në kuti Star
  • 1 lç piper i kuq
  • 3 patate mesatare
  • 300 ml koncentrat pule Gallina Blanca
  • 4 lgj vaj ulliri 
  • Kripë, piper i zi

Përberësit:

Fillimisht lajmë dhe thajmë pulën dhe më pas e presim në copa.

Ngrohim vajin e ullirit dhe skuqim copat e pulës derisa mishi të zbardhet, e largojmë nga tigani dhe e lemë mënjëanë.

Në po atë yndyrë shtojmë qepën, pak kripë dhe e kaurdisim sa të zbutet. Më pas shtojmë hudhrat të grira imët, specat të prera në kubikë me brinjë 1 cm. I kaurdisim për 2-3 minuta dhe më pas shtojmë patatet të prera në kubikë rreth 1.5 cm.

LEXO EDHE:  Recetë Gatimi/ Qofte me djathë dhe patate

Shtojmë domatet e grira të kutisë, salcën e specit, gjethet e dafinës, copat e mishit, lëngun e pulës, kripë dhe piper të zi.

E mbulojmë me kapak dhe e lemë gatimin të zieje në temperaturë mesatare për 30 minuta.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook