Ballina Receta Receta Gatimi/ Si të përgatisim pandispanjë

Receta Gatimi/ Si të përgatisim pandispanjë

Përbërësit:

-7 kokrra vezë
-Sheqer
-Miell
-1 lugë niseshte
-1 majë luge kripë

Sherbeti:

-4 filxhanë sheqer
-3 filxhanë ujë

Pergatitja:

1. Rrahim të bardhat e vezëve në marengë.

2. Pasi të jetë realizuar një marengë e qëndrueshme shtojmë dhe 1 lugë sheqer për të përmirësuar strukturën e marengës.

3. E ndërpresim rrahjen kur të jetë rritur vëllimi 4-5 herë.

4. Më pas rrahim të verdhat e vezëve së bashku me sheqerin derisa të verdhat e vezëve të rrisin vëllimin 3 herë.

5. Marrim 1/3 e marengës dhe e hedhim tek të verdhat, më pas shtojmë miellin duke e përzier lehtë nga poshtë lartë.

6. Në fund shtojmë pjesën tjetër të marengës, e përziejmë mirë dhe e vendosim brumin e përgatitur në një tavë të lyer me pak gjalpë dhe pudrosur me pak miell.

7. E vendosim pandispanjën në furrë të nxehtë në temperaturën 180 gradë Celsius për 25-30 minuta.

8. Ndërkohë përgatisim sherbetin duke e zjerë 5-7 minuta.

9. Pasi pandispanja të jetë pjekur e lemë të ftohet dhe më pas e sherbetosim me sherbetin e ngrohtë duke filluar nga anët në qendër

10. E lemë të ftohet dhe më pas e kemi gati për ta servirur.