Ballina Receta Receta Gatimi /Spageti në furrë me fileto pule dhe me salcë majoneze

Receta Gatimi /Spageti në furrë me fileto pule dhe me salcë majoneze

Përbërësit: 

  • 300 gr makarona spageti
  • 400 gr fileto pule
  • 100 gr majonezë
  • 300 gr kos të kulluar
  • 200 gr djath të verdhë
  • Kripë, piper, rozmarinë, 1 thelpi hudhër

Përgatitja:

1. Fillimisht vendosim të ziejnë në ujë me kripë të aromatizuar me një thelpi hudhër, rozmarinë dhe piper të zi filetot e pulës.

2. Pasi të jenë zjerë i presim filetot në kubikë të vegjël, i vendosim në një tas ku shtojmë kosin dhe majonezën dhe i përziejmë mirë.

3. Ndërkohë kemi vendosur makaronat në ujë me kripë të ziejnë aldente.

4. Në një tavë vendosim makaronat , shtojmë filetot e përziera me salcën me majonezë dhe kos.

5. Në fund e pudrosim të gjithë sipërfaqen me djathë të verdhë të grirë në rende dhe e vendosim tavën në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 25-30 minuta.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook