Ballina Receta Receta Gatimi/ Strudel me salmon dhe spinaq

Receta Gatimi/ Strudel me salmon dhe spinaq

Përbërësit:

  • Një petë sfoljatë
  • Në fileto salmoni
  • 350 gr spinaq
  • Vaj ulliri
  • Një thelpi hudhër
  • Kripë
  • Një vezë

Përgatitja:

1. Pasi kemi pastuar spinaqin me ujë të bollshëm, e hedhim atë një një tigan ku më parë kemi vendosur vajin e ullirit dhe një thelpi hudhër.

2. E kriposim dhe e lëmë për disa minuta sa të marrë shije.

3. Shtrojmë petën e sfoljatës dhe bëjmë disa prerje me thikë mbi të.

4. Më pas në mes të saj hedhim spinaqin.

5. Vendosni më të fileton e salmonit.

6. I hedhim kripë dhe më pas e mbështjellim me petën e sfoljatës.

7. Sipërfaqen e saj e lyejmë me një vezë të rrahur.

8. Dhe e fusim në furrrë për 30 minuta në temperaturën 180 grandë.