Ballina Receta Receta Gatimi/ Supë tradicionale ruse

Receta Gatimi/ Supë tradicionale ruse

Përbërësit:

500 gr mish viçi
300 gr lakër të bardhë
2-3 kokrra qepë
2 patate, 2 karrota
1 degë selino
1 tufë majdanoz
2 lgj gjalpë
1 lgj pure domate
2 lgj uthull
Kripë, piper

Përgatitja:

1. Fillimisht vendosim mishin të ziejë.

2. Pasi mishi të ketë zjerë, vendosim gjalpin të shkrijë në një tenxhere dhe më pas kaurdisim qepën të grirë imët.

3. Sapo qepa të fillojë të zbutet shtojmë patatet, karrotat dhe lakrën e bardhë.

4. I kaurdisim perimet për 2-3 minuta dhe më pas shtojmë lëngun e mishit.

5. E lemë supën të ziejë për rreth 20 minuta në temperaturë mesatare.

6. Më pas shtojmë purenë e domates, erëzat, kripë, piper dhe uthull.

7. Fikim sobën dhe e lemë në temperaturën e saj gatimin për 10 minuta dhe më pas e servim të ngrohtë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook