Ballina Kryesore Receta Gatimi/ Tavë kosi me mish pule

Receta Gatimi/ Tavë kosi me mish pule

Tava e kosit është një pjatë mjaft e shijshme dhe tradicionale e vendit tonë. Receta klasike kërkon mishin e qengjit, por ne do t’ju surprizojmë sot.

Përbërësit:

  • 1.5 kg pulë e prerë në copa
  • 2 limona
  • 1 filxhan çaji vaj ulliri
  • 2-3 lugë gjelle gjalpë
  • 500 gr kos
  • 4 vezë
  • Kripë
  • Piper

Përgatitja:

1. Lajmë mishin e pulës, e thajmë dhe i hedhim kripë e piper, lëngun e limonit.

2. I vendosim copat e mishit në tepsi dhe i mbulojmë me vajin e ullirit, gjalpin dhe pak ujë.

3. E fusim në furrë dhe e lemë të piqet për 1 orë në 180 gradë C.

4. Sapo të piqet e heqim nga furra. Përziejmë kosin me vezët e rrahura, dhe me 2-3 lugë ujë.

5. Hedhim pak kripë dhe piper nëse nevojitet dhe me këtë masë mbulojmë mishin e pulës që kemi në tepsi.

6. E fusim në furrë përsëri që të piqet derisa të trashet salca.