Ballina Receta Receta Gatimi/ Tavë peshku me patate

Receta Gatimi/ Tavë peshku me patate

Përbërësit:

4 racione peshk
600 gr patate
1 tufë qepë të njoma
1-2 hudhra të njoma
1 tufë majdanoz
1 kokërr domate
1 koncentrat pule
4-5 lgj vaj ulliri 
Kripë, piper i zi, piper i kuq
Pak miell për pudrosjen e peshkut

Përgatitja:

1. Në një tas trazojmë pak miell me kripë dhe piper të zi, pudrosim peshkun dhe më pas e kalojmë në një tigan të skuqet lehtë nga të gjitha anët.

2. Ndërkohë në një tigan tjetër me vaj ulliri kaurdisim qepët e njoma dhe hudhrat e njoma të prera në unaza të holla.

3. I kaurdisim lehtë, dhe sapo të ulin volumin shtojmë patatet të prera në feta rrumbullake dhe një kokërr domate të prerë në kubikë të vegjël.

LEXO EDHE:  Recetë Gatimi/ Si të përgatisim qumështor

4. Shtojmë kripë dhe piper të zi dhe i trazojmë mirë të gjithë përbërësit duke i kaurdisur lehtë.

5. Më pas vendosim copat e peshkut mbi gatimin me qepë të njoma dhe patate dhe në fund shtojmë buljonin e pulës sa masa e patateve, jo të mbulohen. 

6. E pudrosim me piper të kuq dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 30-35 minuta.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook