Ballina Receta Receta Gatimi/ Tavë tradicionale me patate dhe oriz

Receta Gatimi/ Tavë tradicionale me patate dhe oriz

Përbërësit: 

  • 3-4 kokrra patate
  • 2 gota oriz
  • 3 gota qumësht
  • 1 gotë ujë
  • 3-4 kokrra vezë
  • 2 lgj gjalpë
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 1 qepë të thatë
  • 2 qepë të njoma
  • 1 tufë majdanoz
  • 2 tufa koper
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

1. Kaurdisim në një tigan me gjalpë dhe vaj ulliri qepën e thatë dhe qepën e njomë të grirë imët.

2. Shtojmë pak kripë dhe piper dhe pasi qepët të zbuten mirë shtojmë majdanozin dhe koperën e grirë hollë.

3. Qërojmë patatet dhe i presim në feta të holla rrumbullake.

4. I vendosim patatet në një tavë ku shtojmë orizin dhe qepët e gatuara.

5. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit e vendosur në tavë duke rregulluar shijen me kripë dhe piper.

6. Vendosim qumështin në zjarr të ngrohet së bashku me një gotë ujë dhe e lemë derisa qumështi të kalojë në vlim.

7. Rrahim ndërkohë vezët duke shtuar dhe pak qumësht të nxehtë gradualisht.

8. E shtojmë qumështin në tave dhe në fund hedhim vezët e rrahura.

9. E vendosim tavën në furrë të nxehtë në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 35-40 minuta.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook