Ballina Receta Receta Gatimi/ Tiramisu me peta

Receta Gatimi/ Tiramisu me peta

Përbërësit:

4 peta
100 gr bajame
50 gr sheqer
50 gr gjalpë

Mbushja:
250 gr djathë të shkrirë
150 gr pana ëmbëlsire
1 bustinë vanilje

Salca shoqëruese:
1 gotë ujë
½ gotë sheqer
3 lk kafe

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim salcën shoqëruese duke vendosur në zjarr të ziejnë 1 gotë ujë me ½ gotë sheqer dhe 3 lugë kafe të zgjedhur sipas preferencave. E lemë në zjarr për rreth 15 minuta në mënyrë që të marrë formën e një salce të lidhur.

Ndërkohë marrim një petë e lyejmë me pak gjalpë të tretur, e spërkasim më pas me pak sheqer dhe bajame të bluara dhe më pas e palosim në dysh. E spërkasim me yndyrë dhe e vendosim në një tavë të lyer me pak gjalpë. Marrim një petë tjetër, e spërkasim me yndyrë, sheqer dhe bajame. E palosim dhe petën e dytë dhe e vendosim mbi petën e parë. E vendosim tavën në frigorifer për vetëm 10 minuta dhe më pas i presim petët në formë katrore. E vendosim më pas tavën në furrën e parangrohur për 15 minuta në temperaturën 180 gradë Celsius.

Rrahim panën e ëmbëlsirës së bashku me vaniljen derisa të bëhet marengë dhe më pas shtojmë kremin e djathit duke e trazuar mirë.

E servirim ëmbëlsirën duke vendosur në një pjatancë një katror petë të pjekur, mbi petë vendosim një lugë krem. Përsëri vendosim një petë dhe një lugë krem dhe në fund vendosim një lugë nga kremi i kafesë që përgatitëm.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook