Ballina Receta Receta Gatimi/ Tortë me fruta

Receta Gatimi/ Tortë me fruta

Përbërësit:

Brumi:
2 ½ gotë miell
1 gotë sheqer
1 gotë lemon soda
100 gr gjalpë
4 kokrra vezë
1 bustinv vanilje

Shtresa e karamelizuar:
2 portokalle, 1 lgj sheqer
1 banane
1 mollë
2 pjeshkë
2 kajsi
1 lgj kanellë
2 lgj mjaltë
100 gr gjalpë

Përgatitja:

1. Fillimisht presim një portokall në feta rrumbullake dhe e kalojmë në një tigan me gjalpë dhe pak sheqer.

2. I karamelizojmë fetat e portokallit dhe më pas i vendosim si një bazë në një tavë të lyer me pak gjalpë.

3. I spërkasim fetat e portokallit me pak kanellë.

4. Portokallin tjetër e presim në kubikë të vegjël dhe e bashkojmë me gjysmën e bananes të prerë gjithashtu në copëza të vogla.

5. Më pas i kalojmë për karamelizim në tiganin ku karamelizuam fetat e portokallit.

6. Ndërkohë nisim realizimin e brumit të kekut duke bashkuar fillimisht sheqerin me gjalpin, më pas shtojmë vezët, lemon sodën dhe miellin të trazuar me vaniljen.

7. Duhet patur kujdes që miellin ta shtojmë duke e situr, në këtë mënyrë masa merr volum.

8. E trazojmë mirë brumin duke shtuar dhe copëzat e bananeve dhe portokallit të karamelizuara dhe e vendosim në tavë mbi shtresën me portokalle.

9. E nivelojmë mirë brumin me anë të një spatule dhe e vendosim në furrë në temperaturën 175-180 gradë Celsius për 30-35 minuta.

10. Të gjitha frutat i presim në feta dhe i karamelizojmë me gjalpë dhe mjaltë.

11. Më pas i pudrosim me kanellë dhe pasi keku të jetë pjekur vendosim një shtresë të plotë me frutat e karamelizuara.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook