Ballina Receta Recetë/ Biskota të thjeshta me copëza çokollate

Recetë/ Biskota të thjeshta me copëza çokollate

Biskotat janë një zgjedhje e mirë e plot shije për mëngjes, të shoqëruara me një gotë qumësht, aq më tepër kur brenda tyre ka edhe copëza çokollate.

Kjo është një recetë që mund ta përdorni edhe për fëmijët tuaj:

Përbërësit

  1. 80g Sheqer pluhur
  2. 200g gjalp
  3. 50g Miell
  4. 50 Pika cokollatë
  5. 1 Vezë

Receta 

  1. Me një mikser rrahim gjalpin me sheqerin, për 7 minuta pastaj hedhim vezën vazhdojme te rrahim. Më pas hedhim dhe cokollatën në pikat ku po ngjeshim brumin me dorë dhe e vendosim në frigorifer për 15 minuta.
  2. Ndezim furrën në 180 gradë. Më pas në një tepsi vëmë letër vaji dhe bëjmë biskotat të vogla dhe të rrumbullakta dhe i pjekim për 15-17 minuta.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook