Ballina Receta Recetë e shpejtë verore, pite me kunguj e djathë

Recetë e shpejtë verore, pite me kunguj e djathë

Përbërësit:
• 5 kokrra vezë • 120 g miell • 110 ml vaj luledielli • 1 + 1/2 lugë e vogël sodë për torta të kripura ose për torta të ëmbla pa vanilje • 120 g djathë kaçkavall i grirë në rende • 1/2 qepë e grirë shumë imët • 4 kunguj mesatarë • 2 karota • kripë, piper

Përgatitja:

Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C.

1. Karotat e qëruara dhe kungujt i grijmë në rende me vrima të mëdha dhe i lëmë mënjanë. 

2. Në një tas, përziejmë me rrahësen e vezëve me dorë, për një minutë: vezët, vajin, miellin dhe sodën, të cilën e kemi hedhur me sitë. Shtojmë karotat, kungujt e shtrydhur mirë me dorë nga lagështia e tepërt, djathin dhe qepën. I përziejmë mirë me lugë druri dhe e rregullojmë për kripë e piper. 

3. Hedhim masën në tavë me letër furre dhe e vëmë të piqet për 45/50 minuta afërsisht ose derisa të shohim që brumi ka marrë ngjyrë në sipërfaqe dhe është mpiksur. Kur të jetë ftohur, e presim në kubikë. Nëse do ta konsumoni të nesërmen, mbështilleni me letër alumini pa e prerë dhe ruajeni në frigorifer. Të nesërmen nxirreni nga frigoriferi 15-20 minuta përpara se ta konsumoni dhe priteni në kubikë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook