Ballina Receta Recetë/ E thjeshtë dhe plot shije, si të gatuajmë pulë me bajame

Recetë/ E thjeshtë dhe plot shije, si të gatuajmë pulë me bajame

Pula me bajame, ndonëse një recetë kineze, është përqafuar dhe pëlqyer shumë edhe në perëndim falë kombinimit të shijshëm të përbërësve.

Një recetë e thjeshtë dhe e shijshme, të cilën ne po e sjellim sot për ju duke ju këshilluar ta provoni.

Përbërësit:

400 gramë gjoks pule

100 gramë bajame të qëruara

½ qepë

1 lugë miell orizi

3 lugë vaj

1 lugë e vogël xhenxhefili

50 ml salcë soje

kripë

oriz basmati.

Përgatitja:

Pastrojeni gjoksin e pulës dhe priteni në kuba të mëdhenj dhe hidhni një lugë miell. Në një tigan hidhni bajamet dhe piqini për disa minuta.

Në një tigan tjetër, ku keni hedhur vajin, shtoni qepën e grirë dhe xhenxhefilin e grirë gjithashtu. Pas pak çastesh shtoni edhe copat e pulës me miell dhe lërini me zjarr të lartë për gati dhjetë minuta.

Pastaj shtoni salcën e sojës, të cilën e keni përzier më parë me një ose dy lugë ujë. Përfundoni duke shtuar bajamet dhe lëreni në zjarr edhe për pese minuta.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook